2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kurti reagon ashpër ndaj Thaçit, e quan; Injorant, teveqel…

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Hashim Thaçi, i cili thirrjet e Kurtit për luftë i quajti qesharake, absurde dhe të rrezikshme.
“Si mund të jetë qesharake diçka që është e rrezikshme? Po, pra, qenka e mundur atëherë kur injoranti ordiner të instalohet si ‘president’. E pranoj që znj. Jahjaga na paska qenë më e logjikshme se ky teveqel”, thuhet në reagimin e Kurtit, i publikuar në profilin e “Vetëvendosjes” në Facebook, transmeton Indeksonline
Reagimi i plotë:
Reagim i deputetit Albin Kurti për deklaratën e Hashim Thaçit:
“I ashtuquajturi president i Kosovës, përveç tjerash, paska thënë që deklarata e Albinit është njëkohësisht edhe qesharake edhe e rrezikshme. Si mund të jetë qesharake diçka që është e rrezikshme? Po, pra, qenka e mundur atëherë kur injoranti ordiner të instalohet si ‘president’. E pranoj që znj. Jahjaga na paska qenë më e logjikshme se ky teveqel!
Dështimi i ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi më 1 shtator 2016, atë marrëveshje të 26 gushtit 2015 e vulosi si marrëveshje personale të Thaçit. Tash, le ta varë atë dokument tradhtie e krimi në mur të tij, ky që do të duhej ta mbante atë si aktakuzë në qeli burgu.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img