Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon një konferencë për media së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Në këtë konferencë i pari i ekzekutivit njoftoi se Serbia është duke përgatitur sulme të reja në drejtim të Kosovës.
Siç u shpreh Kurti, në nëntor të këtij viti ishte përgatitur një sulm i ri pas atij të Banjskës, kësaj radhe në komunën e Zubin Potokut me qëllim të marrjes sërish kontrollin e vilës së kriminelit, Milan Radoiçiq.
Ky organizim për këto sulme, Kurti tha se po zhvillohet në ambientet e firmës “Jablanovica” në Rashkë, ku Radoiçiq mban edhe takime me zyrtarë të BIA-s serbe, teksa shtoi se atje gjithashtu janë duke u mbajtur edhe armatimet e përgatitura së bashku me disa pjesëtarë të mbrojtjes civile.
“Pas sulmit (së 24 shtatorit), Radoiçiqi u lirua nga nga Gjykata serbe në kohë rekorde. Ai tani po organizon sulme të tjera me pjesëtarë të Mbrojtjes Civile. Ai po mban takime me BIA-n. Ambientet e firmës Jablanoviça në Rashkë po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radoiçiq dhe grupi i tij. Në këtë ndërtesë strehohen pjesëtarë të mbrojtjes civile që kryejnë vëzhgime, e që instruktor e kanë Uglejsha Jareniçin. Ata që po strehohen, përveç akomodimit, paguhen rreth 2 mijë euro në muaj”, ka thënë Kurti.