1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti, qytetarëve të komuniteteve joshumicë: Punësimi është zotim dhe prioritet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një adresim fundvitit, drejtuar qytetarëve nga radhët e komuniteteve joshumicë në Kosovë.

Ai është shprehur se krahas investimeve në arsim për të gjithë fëmijët dhe nxënësit, sipas tij, janë krijuar mundësi veçanërisht për komunitetet joshumicë.

“Krahas investimeve në arsim për të gjithë fëmijët dhe nxënësit, kemi krijuar mundësi veçanërisht për komunitetet jo shumicë. Për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian që tradicionalisht kanë qenë të nënpërfaqësuara në shkollat e mesme dhe arsimin e lartë, ne kemi ofruar bursa nga të cilat kanë përfituar 498 nxënës të shkollave të mesme, së bashku me 55 studentë në fakultetet publike. Me shumë prej tyre jam takuar këtë muaj për të dëgjuar nga ata për arritjet dhe ëndrrat e tyre”.

“Gjatë vitit 2023, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dyfishuar mbështetjen financiare për komunitete. Përmes thirrjeve publike, kemi përkrahur 88 projekte, vlera totale e kësaj mbështetje arrin shumën mbi 400 mijë euro. Nëpërmjet botimit të librave dhe revistave, si dhe mbështetjes së autorit, janë publikuar 10 libra në gjuhët e komuniteteve jo shumicë gjatë këtij viti”, është shprehur Kurti.

Kurti u shpreh se janë kujdesur që të ketë sa më shumë gjithëpërfshirje të të rinjve edhe në sport, përcjell Klankosova.tv.

“Nxënës nga komunitetet e ndryshme jo shumicë janë bërë pjesë e programeve si “Arti në Shkolla”, “Drejt Malit” dhe “Kosova shtet i xhudos”. Ndërkaq, përpos krijimit të platformës ëëë.raportodiskriminimin.org për raportim dhe reagim ndaj rasteve të diskriminimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, ne kemi ofruar mbështetje për fëmijët e këtyre komuniteteve gjatë shkollimit të obligueshëm me 200,000 Euro për qendrat arsimore. Këtë muaj krijuam një grup pune ndërinstitucional për parandalimin dhe raportimin e martesave të hershme sepse nuk duam që asnjë vajzë apo djalë të braktisë shkollimin”, tha ai.

Kryeministri gjithashtu u shpreh se punësimi është prioritet dhe tha se sjell mirëqenie dhe integrim.

“Punësimi është zotim dhe prioritet. Punësimi sjell mirëqenie dhe integrim. Për të rinjtë praktika i paraprinë punësimit. Përmes programit Kosova Generation Unlimited kemi ofruar praktikë me pagesë për të rinjtë.  9% e praktikantëve me pagesë përmes këtij programi vijnë nga radhët e komuniteteve jo shumicë, përqindje kjo përfaqësuese në raport me tërësinë e popullatës”.

“Për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, e kemi vazhduar punën me ekipin ndërinstitucional për respektimin e kuotave dhe punësimin e tyre në institucione publike”, është shprehur tutje ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img