Site icon PrishtinaPress

Kurti: Qeveria i menaxhoi me sukses tri krizat globale – më mirë se sa të tjerët që na prognozojnë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria që e drejton është ballafaquar me sfida globale më shumë se çdo qeveri tjetër në vend që nga paslufta.

Ai, në mbledhjen e sotme të ekzekutivit, ka theksuar se tri krizat globale që sipas tij i kanë menaxhuar në këtë qeverisje janë pandemia COVID-19, rritja e inflacionit, si dhe rritja e çmimeve.

“Pandemi si ajo e COVID-19 ndodh që të shfaqet një në 100 vjet, çmimet janë rritur sikur nuk ishin parë asnjëherë më parë, është krahasim i përafërt me krizën që ishte shfaqur në vitet e 70-ta, rritja e inflacionit në dyshifror ishte parë si në vitet e 80-ta diçka që ndodh në 40 vjet”.

“Për fatin tonë si qeveri tri kriza globale me gjasa të vogla të ndodhin me një mandat ia dolëm t’i menaxhojmë më mirë se sa të tjerët që na prognozojnë. Jo vetëm që i menaxhuam me sukses, por gjatë këtyre viteve arritëm edhe të rrisim ekonominë, edhe t’i shtojmë vendet e punës, gjysma e të punësuarve janë të ri e të reja nën moshën 25-vjeçare”, ka thënë Kurti./Klankosova.tv

Exit mobile version