-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Qeveria e përkushtuar në zhvillimin e shëndetësisë, arsimit, digjitalizimit, agrikulturës, drejtësisë e sigurisë

Sot është zhvilluar mbledhja e katërt e Komitetit të Përbashkët Drejtues mes Qeverisë së Kosovës dhe Ekipit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën (UNKT).

Sipas komunikatës për media, mbledhja u mbajt pas zyrtarizimit të krijimit të Fondit të Përbashkët Përshpejtues të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për Kosovën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se Qeveria mbetet e përkushtuar në avancimin drejt zbatimit të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe Agjendës 2030, në fusha që ndër të tjera përfshijnë sipas tij, shëndetësinë, arsimin, digjitalizimin, agrikulturën, drejtësinë e sigurinë.

Ai është shprehur se krijimin e Fondit të Përbashkët Përshpejtues të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për Kosovën, si një marrëveshje e rëndësishme që tregon për bashkëpunimin e zgjeruar ndërmjet Qeverisë së Kosovës, donatorëve dhe OKB-së.

“Teksa kemi hyrë në vitin e dytë të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe në vitin e katërt të Programit të Qeverisë, i cili përcakton agjendën e përgjithshme kombëtare të reformave dhe investimeve, ne jemi mirënjohës për përpjekjet e institucioneve qeveritare, agjencive të OKB-së dhe partnerëve të tjerë zhvillimorë në përafrimin e këtyre prioriteteve dhe mbështetjen e zbatimit të tyre”, është shprehur Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img