1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Qëndrimin për Specialen e kam thënë në vitin 2015, s’kam qëndrim të ri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qëndrimin e tij për Gjykatën Speciale e ka shprehur në vitin 2015. Ai ka thënë se nuk ka një qëndrim të ri.

Duke folur në një konferencë për media, Kurti ka thënë se kundërshtimin e tij, e ka shprehur në kohën kur ishin përgatitur amanamentimet kushtetuese.

“Sa i përket Dhomave të Specializuara, brengën e shqetësimin dhe kritikën e kundërshtimin tim, e kam thënë qysh në pranverën dhe verën e vitit 2015, kur u patën përgatitur amandamentimet kushtetuese. Nuk kam qëndrime të reja për këtë çështje”, ka deklaruar ai, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se dhomat e specializuara s’mund të lavdërohen për transparencë.

“Mund të them që dhomat e specializuara nuk janë karakterizuar nga transparenca, pra s’mund të lavdërohen për transparencë dhe kemi rastin që dy vjet kemi mbajtje në paraburgim pa gjykim. Faktorët ndërkombëtarë duhet të mobilizohen që krimet e kryera nga Serbia në Kosovë, të ndiqen e fajtorët të gjykohen e dënohen”, ka deklaruar ai.

Kurti ka thënë se s’mund të flitet për luftën pa i adresuar krimet e luftës në Kosovë.

“Në Kosovë ka ndodhur gjenocidi, të cilin NATO-ja e ka ndalur me intervenim. Nuk mund të flasësh për luftën pa i adresuar krimet në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img