3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Qëllimi ynë është që ta bëjmë Kosovën një vend ku bizneset lulëzojnë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova është një destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime, me një popullsi të re dhe dinamike e potencial të madh për t’u shndërruar në një qendër rajonale.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se në takimin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, trajtuan prioritetet ekonomike dhe hapat e nevojshëm për të përmirësuar edhe më tej ambientin e të bërit biznes dhe për të nxitur investimet e huaja dhe zhvillimin e brendshëm.

“Zhvillimi ekonomik ecën paralel edhe me rritjen e mirëqenies dhe zgjerimin e fuqisë sonë punëtore. 75 mijë janë vendet më shumë të punës krahasuar me pranverën e vitit 2021, gjersa përmes rëndësisë që po ia kushtojmë ndërlidhjes së arsimit me tregun e punës, i kemi tashmë 23 shkolla në 14 komuna anembanë Kosovës, me 12 profile dhe gjithsej rreth 1600 nxënës prej arsimit dual”.

“Në rrugëtimin tonë drejt progresit dhe zhvillimit të vendit, qëllimi ynë i përbashkët është i qartë: ta bëjmë Kosovën një vend ku bizneset lulëzojnë dhe qytetarët jetojnë gjithnjë e më mirë”, ka thënë Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img