Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka mbajtur një fjalim para studentëve në Universitetin e Prishtinës. Duke folur para studentëve të fushave shkencore e matematikore, Kurti tregoi se pse studio shkenca ekzakte.
Ndërsa në sesionin e pyetjeve, Kurti është pyetur nëse mendon t’i kthehet ndonjë herë profesionit të tij si inxhinier. Kurti e dha një përgjigje interesante.
“Tash unë kam mbetë inxhinier veç me letra që thonë, a pe di? Qysh mu kthy, kjo s’do me thënë që s’kisha deshtë, do me thënë se s’di qysh“, ishte përgjigja e Kurtit.
Para studentëve të UP-së, Kurti theksoi se matematikën e studio për shkak se i ndoqi profesorët më të mirë të matematikës.
“Unë kam vrapu pas profesorave më të mirë, ku shkojshin ata, shkojsha edhe unë. Unë elektroteknikën nuk kam ardhur me studio se më ka pëlqy, ku di unë, fizika, çështjet e energjisë apo të elektrofikimit, kompjuterikës e telekomunikacionit e të shkencave kompjuterike, e të informatikës. Po, këto më kanë pëlqy, por thelbi ka qenë matematika. E mora vesh që profesorat më të mirë janë këtu, erdha pas tyre, sepse ne librat i kemi të njejtë. Por libri e do edhe mjeshtrin, se kjo është e vjetër gati sa njerëzimi. Qe me marr rastin e religjioneve p.sh., e ke Biblën, por edhe priftin, e ke Talmudin, por edhe rabinin, e ke Kuranin, por edhe hoxhën. Pra e ke tekstin, por është edhe mjeshtr, jo veç teksti, por edhe mjeshtri. Tekstet ishin të njëjta, por une shkoja pas mjeshtërve më të mire”, theksoi Kurti.