Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është kërkesë e ndërkombëtarëve që mos ta bëjë publik draft statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i propozuar nga blloku evropian më 26 tetor në Bruksel.
Kurti ka pyetur opozitën se a dëshirojnë t’ua tregojë draftin me koordinim a pa koordinim.
“E kuptoj kërkesën e juaj që ta shihni draftin, po emisarët evropianë dhe ata amerikanë më thanë që mos me tregu draftin. Tash a me koordinim a pa koordinim? Qysh po doni se jam në hall me juvë? Ata më thanë mos e bëj public tash për tash, e kom nda me presidenten.
Ata kanë kërku që mos me publiku draftin, I koordinuar jom me ta. Me bo me jau tregu draftin, I bjen që sjom me koordinim me ta. Vec kallxoni qysh po doni me jau kallxu. Me koordinim a pa koordinim”, tha ai.