Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, kanë marrë pjesë ne ceremoninë e varrimit të ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright në SHBA.
Një fotografi e publikuar nga ceremonia kryeministri Kurti shihet i ulur me telefonë ne dorë dhe tejet aktiv.
Si duket Kurti po punon me ‘hillt’ edhe në ceremoninë e varrimit të Albright.
Kështu kishte deklaruar vet Kurti ditë më parë duke thënë se duke qenë tejet aktiv më dukej vetja sikurse ai punëtori që punon me hillt.
“Në Qeverisje, ne tërë kohen jemi aktiv. Aq aktiv saqë është e pamundshme të kontrollosh gjithçka. Bëj shaka nganjëherë kur them se si kryeministër më duket vetja se duke shkruar mesazhe, e duke qenë aktiv, më duket vetja sikurse ai punëtori që punon me hillt”, tha kryeministri.