0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Punësimi e drejtësia, integrimi evropian dhe anëtarësimi në NATO, prioritetet tona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Samitin e Investimeve për Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Londër nën organizimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka zhvilluar takime me krerët e qeverive të rajonit.

Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim ka folur për rëndësinë e investimeve për ekonominë, ndërmarrësinë e të rinjve tanë, sidomos në teknologjinë informative, infrastrukturën që ndërlidh e mundëson zhvillim, raportet me Serbinë dhe parimin e reciprocitetit dhe çështje të tjera.

“Sot në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) në Londër pata rastin të takohem me udhëheqësit e saj dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Pikërisht sot bëhen tri javë nga votimi në Kuvend i qeverisë sonë, dhe gëzohem që në këtë ditë pata rastin të flas për rëndësinë e investimeve për ekonominë, ndërmarrësinë e të rinjve tanë sidomos në teknologjinë informative, infrastrukturën që ndërlidh e mundëson zhvillim, raportet me Serbinë dhe parimin e reciprocitetit etj”, ka shkruar Kurti në një postim në rrjetin social Facebook.

Më tej, Kurti ka thënë se “Punësimi e drejtësia në njërën anë, dhe Integrimi Evropian e anëtarësimi në NATO në anën tjetër, janë prioritetet tona si qeveri e re e Kosovës. Ne do t’i forcojmë qytetarët tanë ekonomikisht dhe do e përfaqësojmë vendin tonë sa më mirë politikisht”.

“Tashmë me Republikën e Shqipërisë kemi 77 marrëveshjeve të arritura – do t’i shtojmë energji e dinamikë të re implementimit të tyre. Si Qeveri e Kosovës do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në projektet e interesit të përbashkët duke synuar edhe mbledhje të përbashkëta të qeverive me ta”, ka thënë Kurti.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/812238185942734

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img