Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur emrat e rinj në bordet e përkohshme.
Përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se do të ndalet gjakderdhja financiare.
“Do të vazhdojmë ta ndalim gjakderdhjen financiare drejt mirëqeverisjes ekonomike. Kemi premtuar rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike dhe ky është vetëm hapi i parë”.
“Luigj Ymeri, Burbuqe Hana dhe Xhevat Ramosaj janë u.d. kryeshefa të rinj në KEK, Telekom të Kosovës dhe Infrakos. Bordet e përkohshme përkatëse shkarkuan Nijazi Thaçin, Bedri Istrefin dhe Agron Thaçin”, ka shkruar Kurti.