Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se bazuar në dëshmitë e mbledhura, në krye të organizimit të sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, qëndron shteti i Serbisë, shkruan Gazeta Express.
“Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe u pa qartë që ishte në krye të këtij organizimi. Këtë gjë ai e pranoi edhe vet. Poashtu u faktua që njëri prej terroristëve të vrarë, Bojan Mihaloviq është truproja e shefit të Shërbimit Informativ Sekret serb (BIA), Aleksandër Vulin dhe dokumentet e tjera atë publikuara si ai për lëshimin e armatimit dhe pajisjeve logjistike, dëshmuan vulën e shtetit serbë, duke treguar qartazi orientimin e Serbisë në sulmin terrorist”, ka thënë Kurti.
Më tutje, kryeministri ka kërkuar që terroristët që kanë ikur nga vendi i ngjarjes të dielën, të ekstradohen në Kosovë, për t’u ballafaquar me drejtësinë.
‘”Në vendin tonë nuk ka vend për terroristë përveçse para drejtësisë. Ne kërkojmë që ata që kanë ikur tinëz malit, e që janë strehuar nga Serbia të ekstradohen në Kosovë sa më para. Poadhtu organizatat ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’, tashmë ka prova e argumente të mjaftueshmen për shpallje të organizata terroriste edhe nga shtete tona mike, partnere e aleate”, ka thënë tutje Kurti. /Express/