Site icon PrishtinaPress

Kurti: Prokuroria e Shtetit të intervistojë si dëshmitar presidentin Thaçi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që presidenti, Hashim Thaçi të intervistohet si dëshmitar nga Prokuroria e Shtetit, pas deklaratave të Thaçit se ka informacione se kërcënimin e “Gardës Vullnetare Shqiptare” ndaj Kurtit, e ka shkruar vet ai.

Kurti pasi bëri homazhe në përvjetorin e masakrës në burgun e Dubravës, tha se ndaj tyre më shumë ka opozitarizëm nga presidenti, se nga vet partitë opozitare.

“Presidenti meqenëse ka informacione të tilla do të duhej të intervistohej nga prokurori i shtetit së paku si dëshmitar. Nëse paska informacione të tilla ai duhet të i ndihmoj institucioneve të drejtësisë të zbardhin këtë kërcenim ndaj meje”, tha ai.

Kurti sërish e cilësoi si të frustruar Thaçin, derisa theksoi se ai është në panik.

“Këto janë deklarata të pamatura dhe të bazuara të presidentit të frustruar dhe në panik. Meqenëse është i pakënaqur që është nga ulësja e tij. Unë i pata ofruar të jap dorëheqjen dhe të vij në garë zgjedhore sepse nuk po sillet si president, por si një politikan opozitar. Është evidente që qeveria në detyrë, kryeministri në detyrë më shumë kanë opozitarizëm nga presidenti se sa nga opozita. Meqenëse se dëshiron të bëj opozitarizimin le të kalojë në opozitë. Presidenti duhet të reflektojë unitetin e popullit. Ai po e sulmon qeverinë në detyrë pas mocionit të detyrës”, tha ai.

Shefi i qeverisë në detyrë tha se Gjykata Kushtetuese nuk mund të shkruaj Kushtetutën, pasi ajo ndryshohet dhe amendamentohet në Kuvend, përcjell KP.

“Unë dua të besoj që ata do të bëjnë vlerësimin në mënyrë profesionale, të pavarur dhe të paanshme. Nuk bëhet fjalë për asnjë cenim nga ana ime. Përkundrazi unë jam i interesuar që ata të mbrohen maksimalisht… Ne do të respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese përderisa ai është interpretim i kushtetues, siç është misioni i Gjykatës Kushtetues”, tha ai./KP/

Exit mobile version