7.6 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Projektligji për deklarim të pasurisë, kundërpërgjigje për korrupsionin në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një përmbledhje të projektligjeve dhe marrëveshjeve të miratura sot në mbledhjen e Qeverisë.

Kurti ka thënë se projektligji për deklarimin e pasurisë është kundërpergjigje për korrupsionin në Kosovë. Ai njoftoi se për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe të përndjekurëve politikë është emëruar Sekretaria e Komisionit Qeveritar.

“Si përgjigje ndaj historisë me korrupsion në vendin tonë, kur zyrtarë të shumtë janë pasuruar në mënyrë të pajustifikuar e të paligjshme, miratuam projektligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave.Emëruam Sekretarinë e Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë, që ky komision të jetë i plotë dhe funksional”, shkroi Kurti në Facebook.

Kreu i qeverisë tha se u miratuan edhe marrëveshja për përmirësimin e efikasitetit të sistemit të asistencës sociale.

“Shërbimet nga fusha e mjekësisë ligjore do të mbulohen në mënyrë institucionale, duke eliminuar praktikën e dëmshme të kompensimit për kryerjen e ekzaminimeve mjeko-ligjore pa bazë ligjore, e cila e ka dëmtuar buxhetin e institucioneve të drejtësisë, në shumën afër 840 mijë euro”

“Mundësuam kufizimin e përmbarimit në të hyrat nga pakot emergjente apo masat specifike të miratuara nga Qeveria, për rrethana të jashtëzakonshme apo emergjente, siç janë pandemitë apo fatkeqësitë natyrore, në të ardhurat për pensionin deri në pjesën që e tejkalon shumën e pagës minimale, si dhe të ardhurat në bazë të shtesave për fëmijë”, shkroi Kurti.

Postimi i plotë i Kurtit:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img