Site icon PrishtinaPress

Kurti: Prizrenin po e bëjmë gati për UNESCO

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë vizituar dje tri shtëpi tradicionale në Prizren, të cilat janë restauruar rishtazi.

Shefi i qeverisë tha se familjet Kirajtani, Vetimi e Munik, i falënderuan për përkushtimin ndaj mbrojtjes së vlerave dhe kur në të kaluarën ka munguar mbështetja shtetërore, raporton Klankosova.tv.

“Gjatë mandatit tonë, buxheti për trashëgiminë kulturore është për gati katër herë më i lartë. Vetëm në Prizren kemi investuar mbi 4.5 milionë euro, që është më shumë se i gjithë buxheti i vitit 2021 për trashëgimi kulturore”, u shpreh tutje Kurti.

Ai përmes një postimi në Facebook, theksoi se me punën që po bëjnë, Qendrën Historike të Prizrenit, sipas tij po e bëjnë gati për ta nominuar në Listën Botërore të UNESCO-s.

“Qeveria jonë ndali degradimin e monumenteve, duke i vënë ato në shërbim të komunitetit dhe ekonomisë lokale. Pothuaj nuk ka komunë ku nuk kemi restauruar këto më shumë se tre vjet e gjysmë të drejtimit tonë. E puna vazhdon, në dhjetëra monumente, gjithandej vendit. Duke i ruajtur dëshmitë e së kaluarës, ne fuqizojmë identitetin kulturor dhe potencialin ekonomik të vendbanimeve tona”, u shpreh kryeministri.

Exit mobile version