4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kurti priti në takim Nënsekretarin e Përgjithshëm Lacroix: Kosova vazhdon ta ketë mbështetjen e plotë të OKB-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar pasditen e sotme me Nënsekretarin e Përgjithshëm për Operacionet e Paqes të Kombeve të Bashkuara, z. Jean-Pierre Lacroix. Kjo ishte vizita e parë e Lacroix në vend. Kryeministri e informoi Lacroix për arritjet e fundit në vend dhe shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e agjencive të OKB-së në Kosovë.

Ai po ashtu foli për mënyrat se si Kosova po punon për përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së. Lidhur me këtë, Lacroix përgëzoi Kosovën për përpjekjet e fundit për të përmirësuar gjendjen e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe të drejtave gjinore në vend, duke thënë se rezultatet janë të dukshme.

Lacroix tha se Kosova vazhdon ta ketë mbështetjen e plotë të OKB-së për të zhvilluar më tej këto synime demokratike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img