Sot, në 21 vjetorin e zhdukjes së veprimtarit dhe profesorit universitar Ukshin Hoti, Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pritur në takim disa prej miqve të ngushtë të Hotit.
Advertisement
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, disa prej miqve të ngushtë të Ukshin Hotit, Sherif Konjufca, Ekrem Kryeziu, Ali Kryeziu dhe Mentor Kaçi i bënë një vizitë Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili shoqërohej nga Enver Dugolli dhe Liburn Aliu.
Në komunikatë thuhet se biseda mbuloi kujtimet e burgut dhe rrethanat e inteligjencës politike.
“Aliu, Ekremi dhe Mentori kanë qenë të dënuar bashkë me Ukshinin në vitin 1981. Enveri dhe Liburni kanë qenë shokët e burgut të Dubravës, prej ku edhe u zhduk Ukshin Hoti”, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.
Ali Kryeziu tha dy përcaktime për Ukshin Hotin.
“Ukshini ka qenë ideolog, jo politikan. Sepse nuk mund ta thjeshtosh kurrë kompleksitetin e dijes së tij në analizues rrethanash, por vetëm ta ndeshësh si sintetizues politike. Ai ka qenë pra më shumë se ç’mund të themi për të. Ishte në natyrën e tij, si mendues e veprues, të trondiste çdo konceptim me një artikulim që e përmbyste dëshirën për me u vendos në një marrëdhënie të qetë me kohën”, Kryeziu.
PostAdss