Site icon PrishtinaPress

Kurti: Prioritet i Kosovës duhet të jetë bashkimi i Mitrovicës

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë se ka pasur shumë investime e pak përfitim nga dialogu me Serbinë dhe vështirë të jetë i suksesshëm.

Ai ka thënë se dialogu duhet të ketë mbikëqyrje parlamentare gjë që ka munguar deri më tani.

“Nuk mund të lejojmë që dialogu me Serbinë të na rrëmbej agjendën shtetërore”, duke thënë se nuk duhet të lehen anash arsimi, shëndetësia e të jemi të fokusuar në dialog.

Sipas Kurtit, Kosova duket ta kuptojë se çfarë dëshiron Serbia nga ne dhe më pas vendi të veprojë mençur.

”Prioritet i Kosovës duhet të jetë bashkimi i Mitrovicës e jo ulësja në OKB. Kush mendon se mund të përmbyll një proces dialogu pa pëermendjen e Mitrovicës vetëm e mashtron veten”.

Exit mobile version