Site icon PrishtinaPress

Kurti, prindërve: Aplikoni për subvencion të librave në e-Kosova, llogaritë i keni aktive prej vitit të kaluar

Edhe kësaj radhe Ministria e Arsimit ka vendosur që të subvencionojë prindërit për të blerë vetiu tekstet shkollore për fëmijët nxënës të tyre, ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u bëri thirrje atyre që të aplikojnë përmes e-Kosovës “meqë llogaritë i keni aktivte nga viti i kaluar”.

Postimi i Kurtit:

Nga sot është hapur shërbimi në platformën e-Kosova për aplikuar për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore. Edhe këtë vit, sikurse vitin e kaluar, mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja.

Për nxënësit nga klasa e parë (I) deri në klasën e pestë (V) kemi paraparë 80 euro, ndërkaq për nxënësit nga klasa e gjashtë (VI) deri në klasën e nëntë (IX), 110 euro.

Kësaj here procesi përveçse po fillon më herët, ai do të jetë edhe më i lehtë meqë llogaritë në e-Kosova i keni aktive nga viti i kaluar.

Në videon e përgatitur nga MAShTI do të mund të informoheni rreth mënyrës së aplikimit në Platformën e-Kosova.

Vjegëza për aplikim është si në vijim: https://ekosova.rks-gov.net/Se…

Exit mobile version