6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti prezanton katër hapa për bisedimet me Serbinë

Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë me temë “Alternativa e Lëvizjes me katër hapa për bisedimet me Serbinë”.

Kurti ka thënë para mediave se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mund të bredh kot, por nuk ka legjitimitet që të udhëheq me dialogun me Serbinë.

Më poshtë pjesë nga fjalimi i Kurtit:

Kot bredh Thaçi poshtë e lartë si paparaci, pasi përderisa nuk ka mandat nga Kuvendi e qeveria nuk mund të nënshkruaj marrëveshje me Vuqiçin.

I bëj thirrje AAK dhe Nismës mos të krijojnë ekip të ri negociator për bisedimet me Serbinë. Cilido ekip i jep hov dialogut dhe është dhjam për arushën.

Para dy vitesh, askujt nuk ia ka marr mendja qe Donald Trump do të fitoj  e do të bëhet president i SHBA-ve, askujt nuk i’a ka marr mendja që sot Nikolla Gruevski do të kërkoj azil politik.

Ne duhet të ndalim që Thaçit mos ta marr Kosovën, pasi ajo nuk futet në valixhe. Kosova është plot gjak e djersë të palarë të heronjve.

Vetëvendosje propozon një alternativë me katër hapa për dialogun me Serbinë:

-Hapi i parë, shqyrtim dhe vlerësimi i dialogut gjashtë vjeçar, janë 33 marrëveshje të arritura aty. Një gjë e tillë do të na tregonte ku ndodhemi tani;

-Hapi i dytë është se ne duhet të dimë se çka duam dhe cilat janë qëllimet tona, pasi është gabim të flitet për fatin e bisedimeve;

-Hapi i tretë një reformë;

-hapi i katërt ekipi negociator me legjitimitet nga kuvendi të ketë përfshirjen e të gjithëve. E këto pika mund të bëhen të gjitha pas zgjedhjeve të reja.

Kjo është alternative e lëvizjes përmes katër hapave, dhe ne do ta prezantojmë këtë kudo që shkojmë.

Është e domosdoshme që kreu i Kuvendit që e ka caktuar agjendën parlamentare, ta çliroj dhe ti përgjigjet populli dhe Kuvendit.

Le ta sjellin në Kuvend të Republikës, ta trajtojmë, ka marrëveshje që janë zbatuar por efektet i kanë të kota.

Ne duhet ti trajtojmë këto marrëveshje dhe të kemi një pasqyrë se ku jemi me zbatimin e marrëveshjeve. Hapat nuk mund të ngatërrohen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img