Site icon PrishtinaPress

Kurti pret të ngarkuarin me punë të ambasadës malazeze, flasin për projektet infrastrukturore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Bernard Ҫobaj.

Siç njofton ZKM, në takim u bisedua për dinamizimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve nëpërmjet avancimit te bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, teknologjisë së informacionit dhe kulturës.

Në takim u theksuan projektet e përbashkëta infrastrukturore të cilat do të rrisnin mobilitetin duke lehtësuar shkëmbimin e mallrave e lëvizjen e qytetarëve, do të hapin mundësitë e zhvillimit si dhe do të afrojnë edhe më shumë Republikën e Kosovës dhe Malin e Zi.

Exit mobile version