2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti pret sot Abazoviqin, do ta nënshkruajnë marrëveshjen për korridorin e qiellit të hapur

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka arritur në Kosovë gjatë ditës së djeshme ku pritet të zhvillojë një vizitë 3-ditore.

Abazoviq gjatë këtyre ditëve do të zhvillojë takime me liderë të institucioneve shtetërore, kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani si dhe me zyrtarë të tjerë.

Ndërsa, gjatë takimit me kryeministrin Kurti pritet që të nënshkruhet marrëveshja bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Pas takimit, kryeministri Kurti dhe kryeministri në detyrë, Abazoviq do të kenë deklarim për media.

Kryeministri i Malit të Zi, gjithashtu do të takohet edhe me kryetarin e komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, nga i cili do të pranojë Çelësin e Prishtinës.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, kryeministri Abazoviq do ta vizitojë edhe kolegjin “Universum”, ku do të promovohet libri i tij “Kritika e Etikës Globale”. Në një ceremoni të ndarë, drejtuesit e kolegjit do t’i ndajnë Abazoviq doktoratë nderi.

Në kuadër të ditës së parë të vizitës në Republikën e Kosovës, Abazoviq do të zhvillojë takime me drejtues të partive politike parlamentare. Ai do të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kryeministri i Malit të Zi do të takoj poashtu dy ish-presidentët e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli.

Gjatë ditës së dytë të vizitës në Kosovë, kryeministri Abazoviq do të takojë zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, grupin multietnik në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe ministrat nga komunitetet jo shumicë.

Kryeministri Abazoviq do të takohet me Gjeneralin e KFOR-it, Michelle Rastuccia dhe do vizitojë galerinë Kombëtare të Kosovës i shoqëruar nga Ministri i Kultures, Sportit dhe Rinisë, z. Hajrulla Çeku, dhe drejtoreshen e Galerisë Kombëtare, Alisa Gojani.

Kryeministri Abazoviq dëshiron të theksoj rolin e Maestros Gjelosh Gjokaj dhe kompozitorit Regjo Mulliqi në raportet ndërkulturore mes dy vendeve.

Abazoviq gjatë vizitës së punës në Kosovë do ta vizitoj Pejën, ku do të takohet me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxheri dhe do ta shoh nga afër zbatimin e projekti të IPA-s, i cili po realizohet ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës.

Abazoviq do të vizitoj Rezidencën Historike të dr. Ibrahim Rugovës dhe do bëj homazh te varri i tij në Prishtinë, si dhe do bëj homazhe te varri i profesorit universitar dhe poetit nga Ulqini Basri Çapriqit.

Abazoviq gjatë qëndrimit të tij do vizitoj objekte fetare e kulturore, përfshi Xhaminë e Çarshisë, Katedralen Nënë Tereza dhe Patriarkanën e Pejës i shoqëruar nga kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxhiri./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img