-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti pret që në Ohër të nënshkruhet Marrëveshja për normalizim me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur pritshmërinë që në takimin e 18 marsit në Ohër të nënshkruhet Marrëveshja për normalizim raportesh në mes të Kosovës dhe Serbisë, bëhet e ditur në një komunikatë për media të Qeverisë, pas takimit që kryeministri pati me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për përgatitjen e takimit të nivelit të lartë, të caktuar për 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Kryeministri Kurti theksoi gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë që të jetë një palë konstruktive, e përgjegjshme dhe e përkushtuar në parimet e demokracisë liberale e të vlerave të Bashkimit Evropian. Në këtë frymë, ai gjithashtu shprehu pritshmërinë e tij që Bashkimi Evropian të punojë në drejtim të përmbylljes së suksesshme të procesit të Marrëveshjes për Normalizim përmes nënshkrimit zyrtar të saj në takimin e radhës”, thuhet në njoftim të Qeverisë të enjten në mbrëmje.

Pas takimit, Lajçak u shpreh se ka vizituar Kosovën për të parë qëndrimin e saj lidhur me planin e implementimit të propozimit evropian për normalizim raportesh. Ai ka thënë se pritjet e tij janë përmbushur.

Kosova dhe Serbia u pajtuan më 27 shkurt për përmbajtjen e propozimit evropian. Diskutimet po zhvillohen për planin e implementimit të tij.

Optimist për marrëveshje është shprehur edhe Lajçaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img