Kryeministri Albin Kurti do ta pret nesër në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Në takim do të nënshkruhet edhe marrëveshja për Shërbime Ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.
Takimi do të fillojë në ora 09:00, ndërsa pas tij do të ketë edhe deklarim për media.