Site icon PrishtinaPress

Kurti pret në takim Soderberg, flasin për zhvillimet aktuale në vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg dhe bashkëpunëtorë të saj.

Në takimin e radhës me znj. Soderberg, ku u fol për zhvillimet aktuale, bashkëpunimin e deritanishëm dhe rezultatet e përbashkëta, kryeministri Kurti vlerësoi kontributin dhe angazhimin e NDI, me theks në fushën e demokratizimin e partive politike, forcimin e shoqërisë civile, avancimin e transparencës dhe llogaridhënies institucionale.

Drejtorja e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg falënderoi kryeministrin Kurti për këtë takim përmbajtjesor dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Exit mobile version