Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me disa prej gazetarëve të cilët u sulmuan fizikisht nga protestues të dhunshëm serbë, teksa gazetarët po raportonin prej Veriut të Kosovës.
Kurti ditë më parë i ka përmendur me emra punonjësit e mediave të cilët po sulmohen në Veri nga grupe të organizuara.
E Kurti thotë se ai është i frymëzuar dhe emocionuar nga puna që bën një shtyp i lirë dhe i drejtë.
“Jam takuar me disa nga gazetarët e lënduar gjatë raportimit për ngjarjet në veri të sotëm. Unë jam gjithmonë i emocionuar dhe i frymëzuar nga puna që bën një shtyp i lirë dhe i drejtë. Është detyrë e të gjitha institucioneve të tjera të mbështesin një raportim të tillë dhe t’i mbrojnë ato nga sulmet e tmerrshme”, ka shkruar në Twitter kryeministri Kurti, të dielën.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), vazhdimisht po kërkon që gazetarët të mbrohen nga shteti, pasi jeta e tyre është në rrezik gjatë raportimit në komunat veriore.