-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Preokupimet kryesore, hapja e arkivave në Beograd, zbulimi i varrezave masive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Krushës së Madhe ka bërë sot homazhe edhe në Krushë të Vogël. Derisa ka kujtuar gjithë të rënët për liri, Kurti ka deklaruar se ndër qëllimet e institucioneve për të pagjeturit është hapja e arkivave në Beograd, pasi sipas tij, atje është e vërteta për planet gjenocidiale të Serbisë që kanë rezultuar me qindra masakra në Kosovë. Ai ka thënë se qëllimi tjetër është zbulimi i varrezave të reja masive.

Po ashtu, kryeministri Kurti ka thënë se me krenari dhe përgjegjësi është prioritet i qeverisë dhe institucioneve për drejtësi e rehabilitim që t’i mbajnë lart figurat e gjithë të rënëve për liri.

Mes tjerash, Kurti ka folur edhe për numrin e madh të të pagjeturëve, me ç’rast, ka thënë se ata nuk janë thjesht të pagjetur, por të zhdukur me dhunë.

“Ata nuk janë thjeshtë vetëm të pagjetur, ata janë të zhdukur me dhunë dhe dy janë preukupimet tona kryesore, hapja e arkivave në Beograd, meqenëse atje është e vërteta për planet gjenocidiale të Serbisë që rezultuan me qindra masakra në Kosvë dhe tjetra është edhe zbulimi i varrezave të reja masive, e dihet që një gjë e tillë ka hasur në shumë obsduksione dhe pengesa në Serbi, ku në pesë varreza masive janë zbuluar tashmë në vitet e shkuara afër 1 mijë trupa të shqiptarëve, por natyrisht që ne dyshojmë se ka edhe të tjera. Por, asnjëherë nuk ka qenë e lehtë, e ndihmuar kërkesa dhe hulumtimi për varreza të tjera”, është shprehur ai.

I pyetur nëse do të kërkojë qe Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq të kërkojë falje për të gjitha masakrat në Kosovë, Kurti ka thënë se këtu bëhet fjalë për njerëz, të cilët i mohojnë krimet.

Ai ka potencuar se Serbia ka mohuar edhe dëshmitë e ambasadorit, William Walker për masakrën e Reçakut.

Kryesuesi i Komisionit qeveritar për persona të zhdukur, Andin Hoti ka thënë se një nder prioritetet kryesore të qeverisë është edhe zbardhja e fatit të personave të zhdukur me forcë.

Për këtë, ai ka thënë se kanë arritur që këtë çështje ta fusin në aneksin e implementimit të marrëveshjes së planit franko-gjerman apo marrëveshjes së Ohrit, mes Kosovës dhe Serbisë, për çka shpreson në ndikimin e BE-së dhe ShBA-ve në kushtëzimin e tyre ndaj Serbisë që të jepen arkivat e saj, që pas 24 vitesh familjeve të personave të zhdukur të paktën t’u lehtësohet dhimbja./prishtinapress.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img