2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti premton zgjidhje përfundimtare për qentë endacakë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se prania e madhe e qenve endacakë është problem për qentë dhe mirëqenien e tyre, por që është kthyer në problem të sigurisë së qytetarëve.

Kurti, në tryezën për diskutim të Strategjisë për Trajtimin e Qenve Endacakë tha se ndaj këtij problemi duhet të merren masa urgjentisht.

“Besojmë që zanafilla e problemit është te mos menaxhimi dhe kontrolli i qenve me pronarë, mbarështimi i pakontrolluar i tyre, si dhe shitja dhe importi nga vendet fqinje. Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal, pritet që të koordinojë dhe mbështesë nivelin lokal me ngritje të kapaciteteve për zbatimin e mirëfilltë të masave për menaxhimin e popullsisë së qenve me dhe pa pronar”, tha Kurti.

Kurti, mes tjerash thekoi se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës të Kosovës (AUVK), duhet të krijojë një plan për inspektimet e mirëfillta të mbajtjes së kafshëve si dhe identifikimit dhe regjistrimit të qenve me pronarë.

“Fatkeqësisht, në të kaluarën kjo çështje është neglizhuar dhe nuk ka pasur koordinim ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror. Ne duhet të trajtojmë këtë problem nga rrënjët e tij, për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe efektive. Besojmë që zanafilla e problemit është te mos menaxhimi dhe kontrolli i qenve me pronarë, mbarështimi i pakontrolluar i tyre, si dhe shitja dhe importi nga vendet fqinje”, tha Kurti.

Kryeministri theksoi se qeveria do të dedikohet në këtë aspekt duke hartuar një Strategji Kombëtare për menaxhim të qëndrueshëm dhe efektiv të popullsisë së qenve, do të kërkojë po ashtu ndihmë edhe nga akterët, partnerët e huaj në mënyrë që mjetet financiare të mos jenë problem për zbatimin e masave dhe projekteve të qëndrueshme e humane për menaxhimin e popullsisë së qenve, ashtu që Kosova sa më parë të mos ketë më qenë endacak në rrugë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img