Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një intervistë për Klan Kosova, pas ndeshjes mes Kosovës dhe Irlandës së Veriut të mbajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Kosova korri fitore, tha që nuk ka parë ndeshje më të bukur.
“Ndeshje më të bukur unë moti nuk kam parë dhe më vjen keq të gjithë ata teleshikues që janë detyruar ta shikojnë nëpër ekrane televizive e të mos jenë këtu në stadiumin “Fadil Vokrri, siç ishim ne”, tha Kurti.