Site icon PrishtinaPress

Kurti: Po të ishte vetëm në dorën tonë do të kishim një marrëveshje – Serbia vazhdon të refuzojë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur sot ambasadorët e akreditur të shteteve të QUINT-it në Kosovë, për t’i informuar ata për më të rejat e fundit mbi dialogun.

Kurti ka shprehur mirënjohjen e tij për BE-në dhe SHBA-në në përpjekjet e tyre për të rikthyer dialogun në rrugën e duhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

Po ashtu, Kurti iu ka theksuar ambasadorëve se po të ishte në dorën e Kosovës, marrëveshja tashmë do të nënshkruhej dhe do të fillonte zbatimi i saj, por sipas tij, Serbia po vazhdon të refuzojë Marrëveshjen Themelore.

Postimi i tij:

Sot u takova me ambasadorët e akredituar në Kosovë për t’iu ofruar atyre të rejat më të fundit mbi dialogun, siç është praktikë e zakonshme. Fillova duke shprehur mirënjohjen për BE-në dhe SHBA-në për përpjekjet e tyre për të rikthyer dialogun në rrugën e duhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

Theksova gjithashtu se nëse do të ishte vetëm në dorën e Kosovës, ne do të kishim arritur një marrëveshje dhe tashmë do të ishim në proces të zbatimit të saj. Kosova është ende e gatshme të nënshkruajë Marrëveshjen Themelore, Aneksin Zbatues dhe draftin e 21 tetorit. Serbia vazhdon të refuzojë.

Exit mobile version