-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti po kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e Bërnabiq atë të Brukselit për Asociacionin

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka kërkuar implementimin momental dhe të plotë të Marrëveshjes midis Kosovë dhe Serbisë për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, ndërsa kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, implementimin e Marrëveshjes së Brukselit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kurti ka shkruar në Twitter se përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë i kaluan dy vjetët e fundit duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Përfaqësuesi i Lartë i BE-së (për politikë të jashtme dhe të sigurisë) Josep Borrell zyrtarisht e shpalli marrëveshjen më 18 mars në Ohër. Ajo për çka është pajtuar duhet të zbatohet, plotësisht dhe menjëherë. Nuk ka zbatim të pjesshëm, nuk ka vonesa”, ka shkruar Kurti.

Duke iu përgjigjur kryeministrit të Kosovës në Twitter, Bërnabiq ka shkruar se për tri ditë, pra më 19 prill, bëhen 10 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, që parasheh formimin e Asociacionit.

“Ne kemi pritur 10 vjet që Prishtina të bëjë pjesën e saj, 10 vjet që të formohet Asociacioni i komunave serbe. Bëjeni”, ka shkruar Brnabiq./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img