0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

“Kurti po heziton që të hyjë në dialog i përgatitur, mund të komplikohet sërish gjendja politike”

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë që e sheh Qeverinë Kurti nuk e sheh të përgatitur, aq sa duhet në këtë qeverisje.

“Konsideroj që Kurti është shumë neglizhent dhe është jofunksional sa duhet, sepse në një qeveri çfarë kërkohet me më shumë se 50 % që është fituar, do të duhej të ishte shumë më dinamike, me veprime që i do qytetari i Kosovës dhe që nuk po e shohim as në politikën e brendshme dhe as të jashtme. Po e shohim një stagnim dhe kjo është në dëm të qytetarëve të Kosovës”, tha Isufi në Klan Kosova.

Tutje Isufi u shpreh që AAK-ja po përgatitet që pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e fundit, të rikthehet më fuqishëm.

“Prandaj edhe po përgatitemi në terren, jemi në degë tani, pasi po dëshirojmë të konsolidohemi pas zgjedhjeve që kanë ndodhur dhe të rikthehemi fuqishëm në skenën politike”.

Isufi theksoi se AAK-ja është e gatshme të bashkëpunojë me partitë politike për të mirën e vendit, por rreth çështjes së dialogut me Serbinë theksoi që nuk po shohin gatishmëri për bashkëpunim.

“Ne jemi deklaruar gjithmonë gjatë të gjitha periudhave që kur është në pyetje fati i Kosovës, interesat nacionale të vendit, ne nuk hezitojmë por konsiderojmë që duhet ta japim kontributin tonë. Deri tash s’kemi parë gatishmëri që të kërkohet angazhimi i AAK-së ose i partive tjera në opozitë që të bëhet unitet i brendshëm për t’u plasuar në bisedime. Më shumë shohim gatishmëri të ikjes nga subjektet politike dhe shkuarja në disa segmente që nuk kanë sjellë ndonjë rezultat”.

“Në dialog duhet shkuar me platformë, duhet shkuar të përgatitur dhe duhet shkuar për njohje përfundimtare të Serbisë për pavarësinë e Kosovë. Ky është elementi kryesor që duhet të jetë në tavolinë dhe e dyta me rëndësi është pa SHBA-të në tavolinë, s’ka bisedime”.

Isufi tha që nuk e beson që Kurti është lideri që do ta nënshkruajë marrëveshjen finale me Serbinë.

“S’e besoj, pasi Serbia nuk është e gatshme me këtë lidership që ka me Vuçiqin në krye për pranimin e Kosovës. E dyta Kurti po heziton që të hyjë në dialog i përgatitur, sepse po të donte do t’i ftonte liderët politik, liderët institucional dhe do të koordinohej. Por ai [Kurti] nuk po shkon në këtë drejtim, prandaj konsideroj që s’do të ecë më tutje – ka rrezik që përsëri ta komplikojë gjendjen në politikën në Kosovë”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img