Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës e ka komentuar reagimin e kryeministrit, Albin Kurti rreth arrestimeve që kanë ndodhur sot për Rezervat Shtetërore.
Gjoshi ka thënë se është i skandalizuar nga videoja e Kurtit, dhe sipas tij kjo video është dëshmi se ai ai është mbrojtës i krimit dhe duke qenë i tillë po e pengon drejtësinë.
Ai tutje ka shkruar se Kurti po e mbron ministren Rozeta Hajdari e Ridvan Muharremin sepse është i përfshirë dhe bashkëpërgjegjës në këto vepra.
Postimi i plotë:
Jam i skandalizuar nga videoja e Albin Kurti.
Kjo video është dëshmi se ai është mbrojtës i krimit dhe duke qenë i tillë, Kryeministri po e pengon drejtësinë.
Albin Kurti po e mbron Rozeta Hajdarin e Ridvan Dallavergjiun sepse edhe ai është i përfshirë dhe bashkëpërgjegjës në këto vepra të pastra korruptive dhe kundër sigurisë kombëtare.
Bashkëpunëtori i superkriminelit, Milan Radojçiqit, ashtu siç e mbronte Mimoza Kusarin që ia koordinonte punët, njejtë po e mbron Rozeta Hajdarin dhe Ridvan Dallavergjiun.
Albin Kurti me të njejtën fuqi e mbron edhe Nagip Krasniqin dhe Martin Berishajn