Site icon PrishtinaPress

“Kurti po e bën Kosovën me 23 mijë foshnja”, shpërthejnë talljet me kandidatin e VV-së

Një status i çuditshëm i kandidatit të VV-së për deputet, Luan Gacaferi, ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale. Pretendimi i tij se falë Albin Kurtit, Kosova po bëhet me 23 mijë foshnje për 10 muaj, ka bërë që të shpërthejnë talljet.

Në profilin e tij në “Facebook”, Gacaferi pretendon se shefi i ekzekutivit po e bën shtetin me fabrika të municionit dhe fëmijë.

Albin Kurti përveç se po e bënë Kosovën me fabrika të armatimit, Kosovën po e bënë edhe me gati 23 mijë foshnje në 10 muaj❤️💪”, ka shkruar ai në Facebook.

Kur një komentues e ka pyetur kandidatin se si e ka arritur Kurti një gjë të tillë, Gacaferi ka bërë një gabim edhe më të madh.

Duke dashur të thotë se shtesat për fëmijë kanë ndikuar në rritjen e natalitetit, ai ka shkruar se këto shtesa kanë ndikuar në rritjen e “fatalitetit”.

Ndër të parët që ka reaguar ka qenë aktivisti i PSD-së, Azdren Shala.

Duke u tallur me kandidatin e VV-së, Shala ka shkruar se Gacaferi po mendon që Kurti ka derdhur djersë për lindjen e foshnjave.

Qysh folka deputeti potencial, mendon njeri qe Albini ka derdh djerse pse kane linde 23.000 fshonje. Per qato tani Dimali e Mefi kane me u doke normal aty. Votone tash n’guxofshit!”, ka shkruar Shala.

Statusin në fjalë e ka komentuar edhe analisti Ilir Mirena.

Thote nje fjale, “kurre mos mendo qe e ke prek fundin, taman mendon qe s’ke ku shkon ma poshte, veç kur te ndijsh nje trokitje nen ty, dikush eshte edhe ma poshte”… Edhe me VV’ne kurre s’mundeni me e prek fundin. Taman mendon qe s’ka ku shkon me poshte se sa me Mefin, Dimalin, Adriana Matoshin a Donika Gervallen, veç kur te ndish çifti i k’tij kah troket prej nje kati me poshte…”, ka shkruar ai.

Kurse, gazetari Berat Buzhala ka vlerësuar se Luan Gacaferi dhe deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci janë në garë të ngushtë për budallallëk.

“Kur mendon qe pertej Mefit nuk mundesh me shku, fjalen e merr Luani, kandidati hit i LVV’se per deputet”, ka shkruar Buzhala.

Exit mobile version