1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Po bashkëpunojmë me KFOR-in, Kosova do të mbrohet me forcë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se me zgjidhjen e çështjes së targave dhe vonesën e zgjedhjeve, bandave kriminale në veri të Kosovës u mungon edhe preteksti më i dobët për barrikada dhe sulme të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës.

Ai tha se në bashkëpunim me misionit të KFOR-it që funksionon nën ombrellën e NATO-s, u shpreh se po punojnë për të adresuar situatën shpejt dhe në mënyrë paqësore.

Megjithatë, ai shtoi se Serbia po kërcënon me agresion ushtarak, por pavarësisht kësaj, theksoi se Kosova do të mbrohet me forcë dhe vendosmëri.

“Presidenti dhe kryeministri i Serbisë kanë kërcënuar edhe me agresion ushtarak, duke kërkuar që ushtria serbe të kthehet në territorin tonë. Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe. Por më lejoni të jem i qartë: Republika e Kosovës do të mbrohet – me forcë dhe vendosmëri”, shkroi ai me anë të një postimi në Twitter./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img