17.5 C
Pristina
Friday, October 11, 2024

Buy now

spot_img

Kurti përshëndetet me Szunyogun, i shpreh vlerësim për kontributin e dhënë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen lamtumirëse të organizuar mbrëmjen e sotme nga Zyra e BE-së në Kosovë, me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadorit Tomáš Szunyog si shef i zyrës së BE-së, njoftojnë nga kryeministria.

Në fjalën e tij, ai tha se Bashkimi Evropian përfaqëson të ardhmen për Kosovën – një familje kombesh në të cilën vendi ynë aspiron t’i bashkohet dhe të kontribuojë, me të cilën ndajmë vlera të përbashkëta dhe kemi synime të njëjta për të ardhmen.

“Jo rastësisht Kosova aktualisht është vendi më pro BE-së, me 95 % të qytetarëve që mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, u shpreh Kurti.

Më tej, theksohet se ai foli mbi arritjet e vendit tonë gjatë këtyre tri vjetëve të fundit, në kohën kur dhe ambasadori Szunyog shërbeu në krye të zyrës së BE-së në Kosovë: “Gjatë mandatit tuaj, Kosova shënoi arritje të rëndësishme në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ato më historiket ishin aplikimi ynë për anëtarësim në BE në fundin e vitit 2022 si dhe liberalizimi i vizave i cili filloi nga ky vit”, u shpreh kreu i qeverisë.

Në përfundim, Kurti shprehu vlerësimin për kontributin e ambasadorit Szunyog si dhe i uroi suksese të mëtejme në detyrën e tij të radhës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img