-0.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Kurti përsërit: Sistemi i mbikëqyrjes elektronike garanton mbrojtjen e viktimave të dhunës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka prezantuar sot sistemin e hallkave për mbikëqyrje elektronike, i cili synon të rrisë sigurinë dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

Sipas Kurtit, ky sistem do mundësojë reagim të shpejtë të Policisë në rastet kur dhunuesi shkel urdhrin mbrojtës duke iu afruar viktimës, njofton Klankosova.tv.

”Me sistemin e hallkave për mbikëqyrje elektronike, në rastet kur kryesi i dhunës i afrohet viktimës përkundër urdhrit mbrojtës, menjëherë do të lajmërohen niveli mbikëqyrës lokal dhe ai qendror i Policisë, duke u mundësuar atyre reagim efikas dhe në kohë. Kjo ka qenë një kërkesë e kamotshme e Policisë sonë, e cila me mbështetjen e Qeverisë sonë po plotësohet”, tha Kurti, në një postim në Facebook.

Ai e cilësoi këtë hap si një domosdoshmëri për mbrojtjen e jetës së viktimave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore dhe familjare.

Gjatë vizitës në Policinë e Kosovës, ku u demonstrua funksionimi i pajisjeve të monitorimit elektronik, kryeministri ishte i shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.

”Sot kemi bërë një hap jashtëzakonisht domethënës në zbatimin e urdhrave mbrojtës dhe në rritjen e sigurisë për viktimat”, shtoi Kurti.

Kjo duke theksuar rëndësinë e këtij sistemi për parandalimin e rasteve të dhunës dhe për mbrojtjen e viktimave në baza gjinore.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img