0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti përplaset me këshilltarin e Pacollit, pasi e akuzoi për “Flirtim me fenë islame”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka debatuar sot në televizioni shqiptar Top-Channel me Mentor Nazarkon, këshilltarin politik të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Debati mes Kurtit dhe Nazarkos nisi kur këshilltari i kryediplomatit kosovar u shpreh se Vetëvendosje është parti kontradiktore dhe se është parti që nuk ka ide të qarta. Nazarko akuzoi Vetëvendosjen se ka ndërruar qëndrimet e veta ndër vite dhe se ka “flirtuar me ekstremizmat fetar” në Kosovë.

“Vetëvendosja ishte kundër administrimit të UNMIK-ut në Kosovë, ndërkohë që më vonë vendosi të hynte në zgjedhjet parlamentare; Vetëvendosja thotë se është për bashkim me Shqipërinë, por unë e kam të vështirë ta gjejë se cila është partia me të cilën ajo bashkëpunon në Shqipëri për këtë ide. Pra, nuk ka një parti në Shqipëri ekstremiste ashtu sikur Vetëvendosje në Kosovë; Vetëvendosje thotë se është për bashkim kombëtar, por vetëm në fazën e fundit ka filluar ta përpiloj atë që quhet: Bashkimi ekonomik”, ka thënë Nazarko.

Nazarko, gjithashtu u shpreh se “Lëvizja Vetëvendosje përgjithësisht shfaqet si parti laike, ndërkohë sistematikisht ka flirtuar me ekstremizmat fetar”.

Por, Kurti është përgjigjur në të gjitha pikat e akuzave që Nazarko ia drejtoi Lëvizjes Vetëvendosje. Lideri i VV-së ka thënë se Vetëvendosje kishte hyrë në zgjedhjet parlamentare vetëm pas shpalljes së Kosovës shtet të pavarur, në vitin 2008.

“Ne morëm pjesë pas pavarësisë së Kosovës dhe jo gjatë kohës së administrimit ndërkombëtar të Kosovës. Por ne kemi vazhduar aktivitetin tonë dhe kemi kritikuar misionin e EULEX-it në Kosovë. Të gjitha aksionet që kemi ndërmarrur ne, kanë pasur qëllime politike. Ne mund të kemi dëmtuar maikant, muret, mirëpo ne kemi mbajtur burg për këtë, për dallim nga politikanët e korruptuar në Kosovë që nuk e mbajtën asnjë ditë burg”, ka thënë Kurti.

Lideri i Vetëvendosjes ka thënë se “ne nuk mendojmë se ne e bëjmë bashkimin kombëtar, por bashkimi kombëtar na bënë neve. Edhe nëse nuk kemi parti mbështetëse këtu në Shqipëri, ne do të vazhdojmë ta kemi këtë bindje”, shkruan Insajderi.

Sa i përket “flirtimit me fenë islame” sipas akuzave të Nazarkos, Kurti është shprehur se Vetëvendosje është kundër islamofobisë të cilën, siç ka thënë Kurti, e kanë instaluar pushtetarët e korruptuar në Kosovë.

“Ne jemi një subjekt politik që e do shtetin e Kosovës si shtet laik; me një distancë nga të gjitha institucionet. Por ne jemi kundër islamofobisë që e përhapin pushtetarët tanë të cilët duan ta vendosin islamin si problemin numër një të Kosovës, por ne e kundërshtojmë islamofobinë”, ka thënë Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img