Site icon PrishtinaPress

Kurti përplas Presidencën e ministrinë e Gërvallës për Asociacionin, Kupina hedh poshtë qëndrimet e MPJD-së

Letra e kryediplomates Donika Gërvalla-Schwarz, ku Kosova zotohet se do të bëjë hapa tutje drejt themelimit të Asociacionit duke e dërguar draftin në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që të fitohet ulëse në Këshillin e Evropës, ka nxitur një përplasje mes Qeverisë dhe Presidencës.

MPJD i reagoi stafit presidencial për deklaratat, duke thënë se lidhur me këtë letërzotim të Gërvallës, kishte dakordim mes krerëve të shtetit në prill të 2024.

Por, ndaj kësaj qasje, ka reaguar menjëherë për klankosova.tv, këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, duke hedhur poshtë qëndrimet e MPJD-së, madje duke e korrigjuar për disa data.

“Konkretizimi i zotimeve të 22 marsit 2024 (e jo të prillit, siç thuhet nga MPJD-ja) mund të bëhet vetëm pas pajtimit në mes të tre krerëve të institucioneve, gjë që nuk ka ndodhur”.

“Veprime të tilla janë kundër frymës së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe nuk e ndihmojnë Kosovën. Prandaj në mënyrë që Kosova të ecë suksesshëm drejt KiE, është me rëndësi që veprimet shtetërore të koordinohen paraprakisht edhe brenda institucioneve, por edhe me aleatët të cilët po e përkrahin anëtarësimin e Kosovës”.

“Siç e potencova edhe më herët, Presidentja po vazhdon angazhimin që sa më parë të mbahet një seancë për anëtarësim të Kosovës në KiE”, ka thënë Kupina për Klankosova.tv.

Exit mobile version