9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti përmend të vrarët që nga viti 2000 në veri: Situata s’është e re por vazhdimësi e vjetër

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se situata në veri është e tensionuar dhe e rrezikshme jo veç që dy jave, por prej vitit 1999, sipas Kurtit, situata atje nuk ka qenë aspak normale.

Sipas tij, në verën e vitit 1999, regjimi i Millosheviqit ka qenë para rrugës “pak pushtet për të gjithë serbët në krejt Kosovës”, ose “i gjithë pushteti për pak serbë në një pjesë të Kosovës”, teksa shtoi se Millosheviqi e zgjodhi të dytën.

I pari i qeverisë i përmendi të gjithë ata që u vranë në veri të Mitrovicës prej trazirave të vitit 2000 e tutje.

“Po e përmendi vetëm një fakt që nuk do të duhej të harroj e që ka të bëjë me sundimin e ligjit e drejtësi. Pas luftës janë vrarë shumë njerëz në veri të Kosovës. Gjatë trazirave të viteve 2000 janë vrarë Nerimane Xhaka, Sebiha Abrashi, Nderim Ajeti, Nezir Voca, Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Remzie Canhasi, Avni Haradini”.

“Dyshohet se nga strukturat kriminale në veri, gjatë trazirave të marsit të vitit 2004, janë vrarë tre shqiptarë, Ajvaz Shatrolli, Isak Ibrahimi dhe Ferid Citaku më 17 mars 2004. Si pasojë e drejtpërdrejt e strukturave ilegale të Serbisë kanë humbur jetën në përpjekje për të shmangur rrezikur e janë mbytur në lum tre fëmijë, Egzon Deliu 12 vjec, Avni Veseli 11 vjec e Florent Veseli 11 vjec, të tre më 16 mars 2004 në Cabër”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Kurti e përmendi edhe vrasjen e Hakif Mehmetit që u vra më 8 shtator të vitit 2011 në lagjen “Kodra e Minatorëve”, e të boshnjakut Shefko Sallkoviq, i cili u vra më 26 korrik 2011 në Zupç,

“Selver Haradinaj është vrarë më 8 prill tek “Tre rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës. Murat Kuqi është vrarë më 12 maj 2017 e Oliver Ivanoviq është vrarë më 16 janar 2018 në veri të Mitrovicës. Ajo është situatë e nginjur me krim. Është situatë me nginjur me organizata e grupe kriminale, prandaj ajo çka ka ndodhur të hënën nuk është ngjarje e re, por vazhdimësi e vjetër”, tha Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img