-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Përkundër dallimeve në të kaluarën duhet të bashkpunojmë me LDK-në për të ardhmen e fëmijëve tanë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se arritja e një koalicioni në mes LDK-së dhe VV, zgjedhjet do t’i shndërronte në festë.

Sipas tij, përkundër dallimeve, koalicioni mes LDK-së dhe VV-së, do ta nxjerrtë nga kriza Kosovën.

“Kemi dallime nga e kaluara me LDK-në , kemi probleme, por ne duhet të përqendrohemi tek e ardhmja”, tha Kurti për RTV Besa në Prizren.

Ai tregon se bisedimet me LDK-në, po shkojnë në rrugë të mbarë.

“Bisedimet po shkojnë mbarë. Ekziston një atmosferë konstruktive”.

Sipas tij, nëse arrihet koalicioni mes këtyre dy subjekteve politike, “do të përpilohet një platformë qeverisëse që do ta nxjerrë vendin nga kriza”.

“…do ta përpilojmë një platformë qeverisëse,sigurisht kemi dallime nga e kaluara por mendojmë se e kaluara duhet të përkas të shkuarës sepse edhe amaneti i të rënëve edhe ardhmëria e fëmijëve na obligon një bashkēpunim të tillë” ka thënë Albin Kurti.

Me 22 gusht, Kuvendi i Kosovës, pritet të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img