2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti përkujton masakrën ndaj familjes Deliu: Trashëgimia e luftës është përgjegjësi edhe e institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar të hënën për masakrën ndaj familjes Deliu që kishte ndodhur më  26 shtator 1998.

Kurti ka shkruar edhe për fëmijët e vrarë, por edhe për të moshuarin Fazli Deliu, që u masakrua në moshë n 94 vjeçare.

“Sot bëhen 24 vjet prej kur më 26 shtator 1998, forcat serbe vranë dhe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në fshatin Abri e Epërme të Drenasit. Mjafton të shihen moshat kufitare të viktimave të masakrës së Abrisë, nga më i moshuari Fazli Deliu 94 vjeç deri te më e vogla Diturije Deliu 6 javëshe, për të kuptuar se sa totale dhe çnjerëzore ishte kjo masakër që kryen forcat serbe mbi këta 23 civilë shqiptarë të pafajshëm”, ka shkruar Kurti në Facebook.

 

Ai ka thënë se trashëgimia e luftës së Kosovës është përgjegjësi edhe e institucioneve të Kosovës.

“Trashëgimia e luftës së Kosovës është përgjegjësi edhe e institucioneve të Republikës së Kosovës, andaj ne nuk harrojmë dhe do të punojmë për njohjen e gjithë historisë së luftës së Kosovës dhe adresimit të krimeve të kryera gjatë luftës nga Serbia në Kosovë”, ka thënë ai./Prishtinapress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img