0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kurti përkujtoi dëshmorët në Rogovë të Hasit, Vraniq, Bishtazhin e Gadish

Në 24- vjetorin e masakrës në fshatin Rogovë të Hasit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 21 dëshmorët, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e civilë, të rënë më 29 janar të vitit 1999 në këtë masakër.

Te lapidari në Vraniq të Gjakovës, Kryeministri Kurti bëri homazhe dhe kujtoi katër dëshmorët e familjes Lleshi. Prendi dhe Mema ranë dëshmorë më 28 janar 1999 në betejën e Godenit, ndërsa Marku dhe Kola më 7 gusht 1998 në betejën e Vraniqit.

Kryeministri Kurti kujtoi dëshmorët Hamdi Berisha dhe Kasim Shala duke vendosur lule të freskëta te ura e Bishtazhinit, ndërsa në Gadish nderoi jetën dhe veprën e Gasper Karaqi, i rënë dëshmorë​më 28 janar 1999./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img