1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti për zgjedhjet serbe: 3 prilli do të jetë ditë paqeje, ata që mund të synojnë probleme s’do të kenë sukses

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media pas takimit me kancelarin austriak, ka folur edhe për zgjedhjet serbe të 3 prillit, lejimin e organizimit të të cilave e kërkon Serbia dhe faktori ndërkombëtar.

Kurti ka thënë se Kosova dëshiron që të respektohet Kushtetuta, ligji dhe Rezoluta e 15 janarit të këtij viti e cila pamundësoi organizimin e referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës.

Ai thotë se s’duan që të pengojnë apo pamundësojnë të drejtën e qytetarëve të Kosovës me shtetësi të Serbisë që të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

“Kemi diskutuar edhe për raportin me Serbinë dhe nuk kemi diskutuar veçanërisht për çështjen e zgjedhjeve të 3 prillit që i organizon Serbia. Ne dëshirojmë që në Kosovë të respektohet Kushtetuta, ligji dhe Rezoluta e 15 janarit të këtij viti. Ndërkaq nuk duam që t’ia pengojmë, t’ia pamundësojmë qytetarëve të Kosovës që mund të kenë edhe pasaportë të Serbisë të drejtën e tyre të votës”, ka thënë shefi i ekzekutivit kosovar.

Kur ka folur rreth asaj nëse këto zgjedhje mund të përdoren për destabilizim, Kurti ka thënë se mund të ketë të tillë që dëshirojnë probleme, por të tillët s’janë në radhët e popullit të Kosovës e as pjesë e institucioneve të Kosovës.

 “Jemi optimist në rrugën përpara. Mund të ketë ndokush që dëshiron destabilizim, që dëshiron eksese, incidente, mirëpo këtë nuk do ta gjeni në radhët e popullit të Kosovës e as institucioneve të Republikës”, ka shtuar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.

Më tutje Kurti deklaroi se janë në kontakt të vazhdueshme me Brukselin, ambasadat e QUINT-it dhe ShBA-të dhe beson që s’do të ketë kurrfarë propblemesh. Ai ka thënë se ata që do të tentojnë të krijojnë probleme s’do të kenë sukses dhe se dita e 3 prillit do të jetë ditë paqeje.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me Brukselin, ambasadat e QUINT-it, me kryeqytetet kryesore evropian e dhe natyrisht edhe me ShBA-të dhe besojmë që nuk do të ketë kurrfarë problemesh dhe ata që do të mund të paramendojnë ose largqoftë edhe të tentojnë nuk do të kenë sukses. Kemi nevojë për paqe ne Ballkanin Perëndimor dhe dita e 3 prillit nuk besoj që do të jetë ndryshe”, ka përfunduar numri një i Qeverisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img