-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti për zgjedhjet në Veri: S’kemi nevojë edhe për një nxitim që na sjell një dështim të ri

Kryeministri Albin Kurti tha se e di është i interesuar për zgjedhje të reja, por se për këtë s’duhet nxituar, derisa shtoi se është i vetëdijshëm se ky mandat i kryetarëve të zgjedhur nuk mund të shkojë deri në fund.

“Zgjidhja për zgjedhje duhet të jetë ligjore, por unë s’kam të drejtë për të kërkuar dorëheqjen e tyre dhe këtë s’e bëj këtë as për shkak të pikëpamjeve të mia politike dhe etike. Duhet zgjidhje tjetër për zgjedhje të reja që gjithashtu duhet të jetë ligjore. Osmani e ka përmendur një mundësi që për bindjen time është edhe më e drejtë dhe e dobishme.

“Edhe në takimin ne Bratisllavë dhenë kryeministri me Lajcak dhe Escobar ka qenë konstantim i përbashkët që sundimi i ligjit s’ka alternativë dhe s’mund të vonohen. Unë jam i interesuar që të ketë zgjedhje të reja në katër komunat në veri. E kuptoj që dalja ka qenë e ulët”.

“Unë s’kam thënë që unë po e caktoj datën, le t’i konsultojmë të gjithë akterët. Nuk kemi nevojë edhe për një nxitim që na sjell në një dështim të ri. Kemi nevojë që procesi i ardhshëm zgjedhor të jetë jo vetëm i lirë, demokratik dhe fer po të tillë ta ketë edhe fushatën parazgjedhore. Pa fushatë parazgjedhore të hapur, fer dhe demokratikë të tilla s’mund të jenë as zgjedhjet pastaj.

“Është gjysmë mandati, s’është katërvjeçar. Mirëpo, s’e mendojmë dot që do të qëndrojnë dy vjet aty. Le ta bëjmë sa më herët që mundemi, jo pa sundim të ligjit dhe jo pa fushatë të lirë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img