0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kurti për zgjedhjet në Veri: Kemi nevojë për legjitimitet demokratik dhe funksionimin e institucioneve

Kryeministri Albin Kurti, tha se zgjedhjet në veri të dielën do të mbahen, ngase kjo pjesë e vendit ka nevojë për legjitimitet demokratik dhe funksionimin e institucioneve.

Madje ai tha se kanë kontakte të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe e po bëjnë përgatitjet e nevojshme që procesi të shkojë sipas planit.

“Ne zhvillojmë takimet me institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe po bëjmë përgatitje të domosdoshme që gjithçka të shkojë në mënyrë të ndershme dhe demokratike. Kjo duhet të ndodh për shkak se në njërën anë kemi nevojë për legjitimitet demokratik, por kemi nevojë edhe për funksionim institucional. Kur komunat nuk kanë kryetar ato nuk funksionojnë normalisht”.

“Takimet e kontakte janë të vazhdueshme këto takime i bëjnë edhe ministrat e linjës, unë si kryetar i VV-së jam në fushatë tash sepse ne i kemi 4 kandidatë për kryetar komunash atje”, tha ai./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img