Site icon PrishtinaPress

Kurti për targat: Në Bruksel nuk e pashë që ishte propozim i BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi është në Bruksel për targat.

Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se Bislimi është atje pasi do të takohet me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, dhe përfaqësuesin e Serbisë për dialogun, Petar Petkoviq.

Ai tutje tha se derisa ishte në Bruksel në takim me Vuçiqin dhe Borrel, ai tha se nuk e ka parë që propozimi për zgjidhjen e çështjes së targave ishte propozim i BE-së./Prishtinapress/

Exit mobile version