Site icon PrishtinaPress

Kurti për takimin me Borrell: Vuçiq refuzoi të takohej

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar në Twitter për takimin që ka pasë dje në Bruksel me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe emisarin Miroslav Lajçak.

Për mungesën e një takimi trilateral me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai tha se ky takim s’u realizua për shkak të refuzimit të tij.

“U takova me Përfaqësuein e Lartë Josep Borrell dhe emisarin Miroslav Lajçak, por pa presidentin e Serbisë, i cili refuzoi të marrë pjesë. Unë dhashë dëshmi për rrëmbimin e 3 policëve tanë – të mbajtur për më shumë se një javë – dhe diskutova de-përshkallëzimin, zgjedhjet e reja dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore”, tha Kurti.

Dje përmes një prononcimi për media, Borrell tha se në takimet që i ka pasur të enjten me udhëheqësit ballkanikë janë pajtuar se duhet të ketë zgjedhje të hershme në katër komunat veriore të Kosovës.

Ai tha se kanë “identifikuar rrugë të mundshme përpara, por të dyja palët duhet t’u përmbahen detyrimeve të tyre”.

“Takimi i sotëm nuk u fokusua shumë në çka, por në atë se si dhe kur – si të qetësohet situata në terren, si të organizohen zgjedhje të reja dhe si të kthehen[palët] në dialog dhe t’i zbatojnë të gjitha detyrimet e dialogut, në veçanti marrëveshjen e fundit në rrugën e normalizimit”, tha Borell dje.

Exit mobile version