1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti për takimin e nesërm me Vuçiq: Pikënisje miratimi i deklaratës për të pagjeturit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka konfirmuar se përveç draft -statutit të Asociacionit që do të prezantohet dhe diskutohet nesër në Bruksel, në agjendë do të jetë miratimi i deklaratës për të pagjeturit.

Sipas tij, kjo do të jetë pika fillestare e takimit. Kosova pret që referenca në deklaratë të jetë të “zhdukurit me forcë”, ndërsa pala serbe ka thënë se nuk do ta pranojë këtë formulim.

“Në Kosovë kemi ende 1617 persona të zhdukur. Ata janë rrëmbyer dhe ende nuk dihet fati i tyre. Gjatë dekadave të fundit në Serbi janë zbuluar pesë varreza të mëdha masive dhe prej tyre janë zhvarrosur 950 shqiptarë, veçanërisht në Batajnicë. Dy varret janë liqene në të cilat trupat e shqiptarëve janë zhytur në magazina frigoriferike, por më vonë kanë dalë në sipërfaqe. Prandaj na duhet një deklaratë e përbashkët si pikënisje për një takim të nivelit të lartë”, i ka thënë Kurti agjencisë kroate “Hina”.

Kjo agjenci e rikutjon Kurtin si lideri i protestave studentore në Kosovë në vitin 1997 kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe si kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje që po udhëton drejt Brukselit i inkurajuar nga dy sukseset ndërkombëtare të arritura javën e kaluar.

Hina shkruan se Këshilli i Evropës miratoi pranimin e Kosovës në këtë organizatë me 33 vota pro nga nga gjithsej 45 anëtare.

Po ashtu “Hina” shkruan se në të njëjtën kohë, BE-ja hoqi vizat për kosovarët, në mënyrë që ata të mund të udhëtojnë më lehtë në të gjitha vendet, përveç Spanjës, e cila mbajti regjimin e mëparshëm.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës, të gjithë njerëzit në vendin tim, këtë javë u ndjenë më evropianë se kurrë”, citon “Hina” Kurtin./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img